Bota

Shpresë për liberalizimin e vizave në Kosovë, deputetja holandeze: Po ndryshojmë qëndrimin

Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon.

22 Qershor 2022, 22:37 Nga I.A
Shpresë për liberalizimin e vizave në Kosovë, deputetja
Kati Piri

KOSOVË- Deputetja holandeze dhe njëkohësisht anëtarja e Këshillit Europian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se qëndrimi i Holandës rreth integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar. Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon. Piri thotë se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.

Postimi i Plotë:

Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin:

– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.


Holanda, së bashku më Francën, kanë qenë skeptikët më të mëdhenj për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pasi për disa vite me radhë mori përkrahje nga Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian, Kosova pret që më datat 23 dhe 24 qershor të marrë lajmin e mirë edhe nga Këshilli i BE-së për liberalizim të vizave për qytetarët e saj. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel

kati piri liberalizimi i vizave ne kosove

Sondazh

Poll