Bota

Qeveria kërkon reduktimin e numrit të kafshëve, mijëra fermerë holandezë në protestë

Protesta u organizua në fillim të këtij muaji pasi qeveria publikoi objektivat mbarëkombëtare për reduktimin e emetimeve, duke shkaktuar zemërim nga fermerët që pretendojnë se edhe mjetet e tyre të jetesës - traktorët- janë në listë. 

22 Qershor 2022, 20:33 Nga k.m.
Qeveria kërkon reduktimin e numrit të kafshëve, mijëra
Foto nga protesta

STROE- Mijëra fermerë u mblodhën në Holandëpër të protestuar ndaj planeve të qeverisë holandeze për të frenuar emetimet e oksidit të azotit dhe amoniakut. Protesta u organizua në fillim të këtij muaji pasi qeveria publikoi objektivat mbarëkombëtare për reduktimin e emetimeve, duke shkaktuar zemërim nga fermerët që pretendojnë se edhe mjetet e tyre të jetesës - traktorët- janë në listë. 

Duke e quajtur atë një "tranzicion të pashmangshëm", qeveria urdhëroi reduktime në emetimet deri në 70% në shumë vende afër zonave të mbrojtura të natyrës dhe deri në 95% në vende të tjera. Qeveria është detyruar të veprojë pasi gjykatat në vitet e fundit filluan të bllokojnë lejet për projektet e infrastrukturës dhe strehimit për shkak se vendi kishte mungesa. 

Po ashtu, qeveria ka kërkuar që të reduktohet 30 përqind e kokëve të gjësë së gjallë “për të zvogëluar emetimet e azotit në atmosferë”.

Holanda është eksportuesi i dytë më i madh bujqësor në Evropë, por sipas qeverisë është emetues i madh i gazit azot, prej plehut të kafshëve dhe fertilizuesve. Por fermerët thonë se po goditen padrejtësisht në favor të industrive të mëdha dhe se do të rezistojnë ndaj planeve të mbylljes së fermave te tyre.

Koalicioni qeverisës ka caktuar 24.3 miliardë euro shtesë (25.6 miliardë dollarë) për të financuar ndryshimet që ka të ngjarë të bëjnë që shumë fermerë të reduktojnë në mënyrë drastike numrin e bagëtive të tyre ose t'i heqin qafe fare.

Bujqësia është një sektor kyç në ekonominë holandeze, me eksporte me vlerë rreth 105 miliardë euro vitin e kaluar. Por kjo vjen me një kosto të prodhimit të gazrave ndotës, pavarësisht se fermerët marrin hapa për të reduktuar emetimet./ Marrë nga AbcNews

fermeret ne holande holande

Sondazh

Poll