Bota

Harta e re gjyqësore, avokatët në Shkodër protestojnë: Kërkojmë barazi

Me moton “Shqipëria asht Shkodër. Mos i largoni gjykatat!”, avokatët kanë deklaruar se shumica e shërbimeve gjyqësore të merren në Shkodër dhe jo në Tiranë.

22 Qershor 2022, 20:55 Nga I.A
Harta e re gjyqësore, avokatët në Shkodër protestojnë:
Protesta ne Shkoder

SHKODËR- Avokatët në Shkodër kanë dalë në protestë ditën e sotmë për shkak të hartës së re gjyqësore. Duke vijuar dhe bojkotin e seancave gjyqësore, avokatët në protestë kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve që të dalin të protestojnë. Me moton “Shqipëria asht Shkodër. Mos i largoni gjykatat!”, avokatët kanë deklaruar se shumica e shërbimeve gjyqësore të merren në Shkodër dhe jo në Tiranë.

“Kjo lëvizje është për të gjithë komunitetin shkodran, për të marrë drejtësi. Nuk jemi të barabartë para ligjit, ne kërkojmë që Shkodra të ketë dinjitetin e saj në të gjitha këndvështrimet. Shumica e shërbimeve gjyqësore duhet të merren këtu dhe jo në Tiranë. Ka shumë problematika, edhe shumë gjyqtarë të shkarkuar por nuk është faji juaj por i atyre që kanë hyrë me reformë në drejtësi pa rezerva. Ftesa ime është për të gjithë që të marrin pjesë dhe të shprehin kundërshitë e tyre. Sot hiqen gjykatat nesër hiqen universitetet”, tha Drejtori i Dhomës së Avokatisë në Shkodër.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit deri ditën e premte, 17 qershor. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Bojkoti ka nisur nga të gjithë avokatët në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll