Aktualitet

Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ja kush janë kandidatët (EMRAT)

Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

22 Qershor 2022, 18:40 Nga k.m.
Kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ja
Foto ilustruese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës ka përfunduar në muajin maj. Por kjo e fundit, duket se garon për një mandat të dytë. Por përballë ka 13 figura të tjera, juristë të njohur në vend. Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit.

Më poshtë janë emrat kandidatë për Avokatin e Popullit:

Jordan Daci

Evis Fico

Erinda Ballanca

Bledar Dervishaj

Ahmet Premçi

Endri Papajorgji

Brikena Kasmi

Boriana Nikolla

Altin Goxhaj

Ermir Kapedani

Olta Aliaj

Jorida Rustemi

Drita Avdyli

Ledio Braho

Garuesit fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta.

Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli. Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare. 

Por viti 2017 tregoi se Avokati i Popullit mund të bëhet edhe pjesë e marrëveshjeve politike mes kryetarëve të partive – në kundërshtim me ligjet e vendit. Më 17 maj të 2017-ës, kryeministri Rama dhe asokohe kreu i opozitës, Basha, ranë dakord që ky post, t’i takonte opozitës. Por nuk dihet nëse edhe kësaj herë do të ndodhë e njëjta marrëveshje, apo Avokati i Popullit këtë herë do të zgjidhet sipas procedurës dhe kritereve ligjore.

zgjedhja e avokatit te popullit

Sondazh

Poll