Bota

“Në Bruksel thatë një gjë, ndërsa në Bullgari të kundërtën”, Karaday: Po pengoni integrimin e RMV-së dhe Shqipërisë

Ai akuzoi pushtetarët e mëparshëm se nuk kanë bërë asgjë për këtë temë dhe madje kanë tentuar të pengojnë integrimin evropian të dy vendeve ballkanike.

22 Qershor 2022, 19:12 Nga d.a.
“Në Bruksel thatë një gjë, ndërsa në
Mustafa Karadayi

BULLGARI- Kreu i partisë MRF, Mustafa Karadayi njoftoi në sallën e parlamentit se një projektvendim i grupit ishte dorëzuar në zyrën e Asamblesë Kombëtare, duke miratuar propozimin e presidencës franceze të Këshillit Evropian për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai akuzoi pushtetarët e mëparshëm se nuk kanë bërë asgjë për këtë temë dhe madje kanë tentuar të pengojnë integrimin evropian të dy vendeve ballkanike. 

Në Bruksel thatë një gjë, ndërsa në Bullgari të kundërtën”, tha Karaday.

Më herët sot, MRF dhe GERB votuan për shtyrjen e një takimi të komisionit parlamentar të politikës së jashtme, i cili duhej të dëgjonte Ministren e Jashtme Teodora Gençovska dhe të diskutonte propozimet e presidencës franceze.

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Petkov në Bullgari. Pas një mocioni mosbesimi që u mbajt sot në Parlamentin bullgar, u votua me 123 pro rrëzimit te Ekzekutivit. Pritet që të ketë zgjedhje të reja, hera e katërt brenda 2 vitesh. Kiril Petkov, konfirmoi edhe njëherë kandidimin e tij për kryeministër të vendit.

mustafa karadayi rrezohet qeveria ne bullgari teodora gençovska

Sondazh

Poll