Bota

Sapo i rrëzuan qeverinë, Petkov del në shesh, flet me popullin

Para gazetarëve, kryeministri i dorëhequr Kiril Petkov mohoi spekulimet se do të emërohet një kryeministër tjetër në tentativën e re për formimin e qeverisë.

22 Qershor 2022, 19:06 Nga k.m.
Sapo i rrëzuan qeverinë, Petkov del në shesh, flet me popullin
Kiril Petkov

BULLGARI- Sapo i rrëzuan qeverinë, ish-kryeministri Kiril Petkov del në shesh, flet me popullin. Para gazetarëve, kryeministri i dorëhequr Kiril Petkov mohoi spekulimet se do të emërohet një kryeministër tjetër në tentativën e re për formimin e qeverisë, madje ka shprehur ambicien se do të garojë sërish në zgjedhjet e ardhshme.

Kreu i “Vazhdojmë ndryshimin” ka falenderuar turmën e mbledhur para Kuvendit Kombëtar.

“Ju jeni garantuesi që Bullgaria do të ndryshojë, ne jemi vetëm shprehje e dëshirës suaj për ndryshim,”- u tha Petkov-popullit.

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Petkov në Bullgari. Pas një mocioni mosbesimi që u mbajt sot në Parlamentin bullgar, u votua me 123 pro rrëzimit te Ekzekutivit. Pritet që të ketë zgjedhje të reja, hera e katërt brenda 2 vitesh. Kiril Petkov, konfirmoi edhe njëherë kandidimin e tij për kryeministër të vendit.

rrezohet qeveria ne bullgari kiril petkov

Sondazh

Poll