Bota

Bie qeveria bullgare, Petkov bën ironi: Ishte nder, na rrëzoi mafia dhe Rusia!

Kiril Petkov tha me ironi se qeveria e tij ishte rrëzuar nga ndikimi rus dhe jo nga kolegët e tij, duke përmendur edhe emra. 

22 Qershor 2022, 19:03 Nga k.m.
Bie qeveria bullgare, Petkov bën ironi: Ishte nder, na rrëzoi mafia
Kiril Petkov

SOFJE- Tashmë ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov ka reaguar pas rrëzimit të kabinetit të tij qeveritar. Në fjalën e parë pas shkarkimit, ai tha me ironi se qeveria e tij ishte rrëzuar nga ndikimi rus dhe jo nga kolegët e tij, duke përmendur edhe emra. 

"Ishte nder për mua të drejtoja një qeveri që u rrëzua nga Peevski, Borisov, Trifonov dhe Mitrofanova, ambasadori i Rusisë në Bullgari.  Ky votim është vetëm një hap i vogël në një rrugë shumë të gjatë. Ajo që ata (opozita) nuk kuptuan ishte se në këtë mënyrë nuk mund ta fitojnë popullin bullgar. Unë premtoj se do të vazhdojmë këtë betejë për të fituar vendin tonë. Dhe një ditë do të kemi Bullgarinë pa njerëz të sunduar nga hija, pa mafia, një vend normal, një vend të suksesshëm evropian. Faleminderit!,"-tha ai.

Rrëzohet qeveria e kryeministrit Petkov në Bullgari. Pas një mocioni mosbesimi që u mbajt sot në Parlamentin bullgar, u votua me 123 pro rrëzimit te Ekzekutivit. Pritet që të ketë zgjedhje të reja, hera e katërt brenda 2 vitesh. Kiril Petkov, konfirmoi edhe njëherë kandidimin e tij për kryeministër të vendit.

kiril petkov

Sondazh

Poll