Bota

Alarm në Britani, rriten rastet e poliomielitit te fëmijët e vegjël

Ekspertët vlerësojnë se ka një përhapje në veri-lindje të Londrës tek njerëzit e lidhur me njëri-tjetrin, me shumë gjasa nga anëtarët e së njëjtës familje, dhe tani ata kanë frikë nga një përhapje më e gjerë në kryeqytetin britanik.

22 Qershor 2022, 17:14 Nga I.A
Alarm në Britani, rriten rastet e poliomielitit te fëmijët e
Foto Ilustruese

ANGLI- Virusi i poliomielitit është zbuluar në ujërat e zeza të kryeqytetit britanik, nën kontrollin rutinë. Protothema shkruan se virusi ishte i pranishëm për 40 vjet në Albionin e Vjetër. Ekspertët vlerësojnë se ka një përhapje në veri-lindje të Londrës tek njerëzit e lidhur me njëri-tjetrin, me shumë gjasa nga anëtarët e së njëjtës familje, dhe tani ata kanë frikë nga një përhapje më e gjerë në kryeqytetin britanik.

Polio është një sëmundje virale e trurit dhe palcës kurrizore që mund të çojë në paralizë të pakthyeshme. Kryesisht prek fëmijët nën 5 vjeç. Një raport i UNICEF-it thotë se shpërthimi i poliomielitit u rrit gjatë pandemisë, për shkak të më pak vaksinave, por edhe për shkak se pati një zhvendosje në burimet financiare nga lufta kundër virusit në Covid 19.

Izraeli , ndërkohë, ka nisur tashmë një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit pas rastit të parë të sëmundjes në më shumë se tre dekada, tha ministria e shëndetësisë, duke shprehur shqetësimin se pjesëmarrja e publikut mund të jetë e kufizuar për shkak të lodhjes. Pandemia COVID-19. Izraeli filloi vaksinimin kundër sëmundjes në  vitin 1957 dhe rasti i fundit i regjistruar ishte në 1988.

virusi i poliomielitit

Sondazh

Poll