Aktualitet

Lapaj bën llogaritë: Nafta ka rënë në 108 $, çmimi sot s'duhet të ishte më i lartë se 223 lekë/litër

Avokati Adriatik Lapaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me luhatjet e çmimit në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë.

22 Qershor 2022, 17:44 Nga k.m.
Lapaj bën llogaritë: Nafta ka rënë në 108 $,
Adriatik Lapaj

TIRANË- Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka komentuar rritjen e çmimit të karburanteve ditët e fundit. Lapaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me luhatjet e çmimit në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë. Po ashtu, avokati shkruan se kur u rrit çmimi në bursë, Bordi i naftës e fiksoi çmimin në treg, ndërsa sot që ka pësuar ulje, çmimi nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë litri. Ndërsa sot, në të gjithë vendin çmimi i naftës është 261 lekë/litër

"Sot çmimi i naftës në Bursën Brent ka rënë në 110.30 dollarë. Në datën 4.04.2022 çmimi i naftës në bursën Brent ka qenë 108.15 dollarë dhe atëherë Bordi i naftës e fiksoi çmimin në treg 219 lekë për litër. Me çmimin që sot ka nafta në bursë dhe standardin e bordit në dt. 8.04.2022 sot çmimi i naftës nuk duhet të ishte më i lartë se 223 lekë litri. Jemi të vjedhur! Ndërkohë, sipas vendimit të fundit të Bordit çmimi i naftës nga niveli rekord prej 265 lekësh për litër, e ul në 261 lekë për litër,"-shkruan Lapaj.

POSTIMI I PLOTË:

adriatik lapaj

Sondazh

Poll