Aktualitet

Gjendet i mbytur në Vjosë një 58-vjeçar, ishte zhdukur që më 18 qershor, familja dha alarmin

58-vjeçari rezultonte i zhdukur që më 18 qershor, ndërsa largimi i tij nga banesa ishte bërë i ditur për autoritetet nga familjarët.

22 Qershor 2022, 18:08 Nga k.m.
Gjendet i mbytur në Vjosë një 58-vjeçar, ishte zhdukur
Foto ilustruese

PËRMET- Një 58-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Vjosë. Policia njofton se trupi i Agim Pelushi, banues në Përmet u gjet rreth orës 13:30. Po ashtu, është bërë me dije dhe se i ndjeri, rezultonte i zhdukur që më 18 qershor, ndërsa largimi i tij nga banesa ishte bërë i ditur për autoritetet nga familjarët. 

Mësohet se 55-vjeçari nuk kishte shumë kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja dhe ishte emigrant në Greqi. Trupi i 58-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

policia e shtetit agim pelushi

Sondazh

Poll