Bota

Putin 'tallet' me SHBA-në, emëron "Sheshi i Republikës Popullore të Donetskut" rrugës përballë Ambasadës Amerikane në Moskë

Njoftimi i autoriteteve ruse flet për nevojën për të nderuar "mbrojtësit e Donbass", madje, Bashkia e Moskës tha se është mbajtur një referendum, në të cilin kanë marrë pjesë 280 mijë qytetarë, për të vendosur për ndryshimin e emrit të rrugës përballë ambasadës.

22 Qershor 2022, 16:12 Nga d.a
 
Putin 'tallet' me SHBA-në, emëron "Sheshi i
Ambasada amerikane

UKRAINË- Presidenti rus Vladimir Putin bëri një lëvizje simbolike për të tallur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i dhënë rrugës përpara ambasadës amerikane në Moskë një emër që i referohet drejtpërdrejt separatistëve rusishtfolës në Donbas.

Rruga ku ndodhet ambasada amerikane është emrëruar "Sheshi i Republikës Popullore të Donetskut 1" ndërkohë që më parë ka qenë "Avenue Bolshoi Deviatinsky 8". Njoftimi i autoriteteve ruse flet për nevojën për të nderuar "mbrojtësit e Donbass", madje, Bashkia e Moskës tha se është mbajtur një referendum, në të cilin kanë marrë pjesë 280 mijë qytetarë, për të vendosur për ndryshimin e emrit të rrugës përballë ambasadës.

Donetsk, së bashku me Luhanskun, përbëjnë rajonin e Donbassit, ky është rajoni i dominuar nga Rusia në Ukrainën Lindore, i cili ishte bërë kryesisht autonom që nga viti 2014. Siç dihet, pas dështimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën përmes një "lufte rrufe" nisur më 24 shkurt, pala ruse është fokusuar në këtë rajon, të cilin kërkon ta pushtojë plotësisht.

Kujtohet se pak ditë para pushtimit, Putin kishte njohur pavarësinë e "Republikave Popullore" të Donetskut dhe Luhanskut, gjoja me kërkesën e liderëve separatistë vendas, të cilët udhëhiqen nga Moska që nga viti 2014, ashtu si gjatë gjithë këtyre viteve ushtria separatiste luftoi me ushtrinë ukrainase.

Në shkurt të 2018, Shtetet e Bashkuara nisën lojën me adresat, duke i vënë emrin e rrugës jashtë ambasadës ruse në Uashington, me emrin Boris Nemtsov, një kundërshtar politik i Putinit, i cili ishte qëlluar për vdekje jashtë Kremlinit në 2015. 

vladimir putin lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll