Bota

"Të përgatitur të përgjigjemi", Finlanda gati të luftojë me Rusinë nëse sulmohet

Në një intervistë Kivinen tha se finlandezët janë të motivuar për të luftuar dhe vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm armësh si dhe forcave ajrore.

22 Qershor 2022, 16:54 Nga d.a.
"Të përgatitur të përgjigjemi", Finlanda gati
Timo Kivinen

FINLANDË- Shefi i forcave të armatosura të Finlandës, gjenerali Timo Kivinen, tha se vendi i tij është i përgatitur për një sulm rus dhe do të bëjë rezistencë të ashpër në rast se do të ndodhë.

Në një intervistë Kivinen tha se finlandezët janë të motivuar për të luftuar dhe vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm armësh si dhe forcave ajrore.

"Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po zhvillohet atje (në Ukrainë), me një përdorim masiv të fuqisë së zjarrit, forcave të blinduara dhe gjithashtu forcave ajrore. Ukraina ka qenë një kafshatë e vështirë për t'u përtypur (për Rusinë) dhe po ashtu edhe Finlanda"- tha Kivinien.

Finlanda ka ruajtur një nivel të lartë gatishmërie ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ka zhvilluar dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 1,300 km.

timo kivinen finlanda kercenon rusine

Sondazh

Poll