Bota

"Po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues", deputetja e LDK-së habit me veprimin e saj

Ajo tha se po e bën këtë veprim për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje, duke gjuajtur me vezë, që ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa në vitin 2015.

22 Qershor 2022, 13:57 Nga d.a
"Po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd
Vlora Dumoshi

KOSOVË- Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, teksa i është drejtuar foltores në Kuvend në dorë mbante disa kokrra vezë të cilat ja ofroi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu që t’i gjuajë kryeministrit Albin Kurti për nënshkrimin e marëveshjes për energjinë me Serbinë.

Ajo tha se po e bën këtë veprim për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje, duke gjuajtur me vezë, që ishte nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa në vitin 2015.

Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pasë rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi.



vlora dumoshi mblidhet kuvendi i kosoves albulena haxhiu

Sondazh

Poll