Art&Argëtim

Papa Françesku mezi ecën, dalin PAMJET, dy persona e ndihmojnë të ulet në karrige

Thashethemet se 85-vjeçari, i cili ka qenë Papë për nëntë vjet, mund të japë dorëheqjen filluan pasi ai shtyu një udhëtim në Afrikë dhe njoftoi një takim të pazakontë të kardinalëve.

22 Qershor 2022, 16:04 Nga k.m.
Papa Françesku mezi ecën, dalin PAMJET, dy persona e ndihmojnë
Papa Françesku

VATIKAN- Spekulimet po vazhdojnë të rriten rreth Papa Françeskut se ai mund të japë dorëheqjen, pasi u pa sot duke ecur me shumë vështirësi, ndërsa dy persona e mbanin prej krahësh.

Thashethemet se 85-vjeçari, i cili ka qenë Papë për nëntë vjet, mund të japë dorëheqjen filluan pasi ai shtyu një udhëtim në Afrikë dhe njoftoi një takim të pazakontë të kardinalëve.

I fotografuar në audiencën e tij të përgjithshme javore në Vatikan, argjentinasi foli se si pleqëria është 'një kohë për të gjetur forcë në dobësi' dhe inkurajoi të moshuarit që të përqafojnë dobësinë dhe pafuqinë e tyre. Ai dukej se ishte në siklet gjatë hipjes dhe daljes nga karrigia dhe shoqërohej nga dy persona.

papa françesku

Sondazh

Poll