Art&Argëtim

Kim flet për prezantimin e Pete me fëmijët e saj: Kam folur me psikolog për të marrë këshilla

Ajo tha se për kohën e prezantimit të 4 fëmijëve të saj me Pete, miqtë dhe psikologët i rekumanduan 6 muaj kohë

22 Qershor 2022, 09:59 Nga d.d
Kim flet për prezantimin e Pete me fëmijët e saj: Kam folur me
Kim Kardashian, Pete Davidson

SHBA-Ylli Kim Kardashian, Kim Kardashian ka folur për periudhën kur ka dashur të prezantojë të dashurin e saj Pete Davidson me fëmijët e saj. Ajo donte të sigurohej dhe ka pritur gjatë për ti prezantuar.

Sipas mediave të huaja, Kim tregoi se i është dashur të konsultohej me psikolog dhe të pyeste miqtë që kanë pasur situata të ngjashme se sa kohë duhet të kalonte përpara një takimi të përshtatshëm mes tyre.

"Prita, për shembull, 10 muaj para se të isha gati ti prezantoja dhe mendoj se ju duhet patjetër kjo kohë për veten tuaj.Pastaj, kur isha gati për të dalë atje, unë thjesht, ndjeva sikur doja vetëm energji të re dhe diçka ndryshe," tha Kim.

Ajo shtoi se për kohën e prezantimit të 4 fëmijëve të saj me Pete, miqtë dhe psikologët i rekumanduan 6 muaj kohë.

Në prill Pete u shfaq për herë të parë me një nga fëmijët e Kimit, kur ai dhe North u panë duke lundruar në një karrocë golfi.

kim kardashian pete davidson

Sondazh

Poll