Art&Argëtim

Abuzoi seksualisht me një vajzë në vilën e Playboy, aktori amerikan shpallet fajtor

Aktori e ka pranuar gjithmonë se e ka njohur vajzën, por mohuar se e kishte abuzuar seksualisht me të

22 Qershor 2022, 08:42 Nga A.B
Abuzoi seksualisht me një vajzë në vilën e Playboy, aktori
Bill Cosby

SHBA- Aktori amerikan Bill Cosby është shpallur fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje (në atë kohë ishte e mitur). Kështu vendosi juria e gjyqit civil, me në krye Judy Huth, raportojnë mediat e huaja

Viktima në atë kohë ishte 16 vjeçe kur sipas saj, u ngacmua seksualisht në rezidencën Playboy të Hugh Hefner
në vitin 1975.

Gruaja paraqiti një ankesë në vitin 2014, por, për shkak të disa vonesave edhe për shkak të pandemisë Covid, procesi filloi vetëm në qershor 2022.

Nga ana e tij, aktori e ka pranuar gjithmonë se e ka njohur vajzën, por mohuar se e kishte abuzuar seksualisht me të. Sipas mbrojtësve të aktorit, viktima në kohën që flitet do të kishte qenë 18 dhe jo 16 vjeçe. Sot, 64 vjeç, viktima (Judy Huth) do të marrë 500 mijë dollarë si kompensim. 

Dënimi civil i jep fund një prej proceseve ligjore ndaj ish-aktorit 84-vjeçar, i akuzuar për sulme të ndryshme seksuale nga dhjetëra gra.

bill cosby

Sondazh

Poll