Art&Argëtim

Shumë menduan se bëhet fjalë për UFO, në qiellin e Zelandës së Re shfaqet “spiralja” misterioze, ja pse u krijua

I gjithë spektakli në qiell u krijua nga shkarkimi i karburantit u bë nga një përforcues i SpaceX Falcon 9 i cili sapo kishte nisur një satelit në hapësirë. Megjithatë, nuk kanë qenë të paktë ata që menduan se mund të bëhej fjalë për jashtëtokësorë.

21 Qershor 2022, 23:03 Nga k.m.
Shumë menduan se bëhet fjalë për UFO, në qiellin e
Foto ilustruese

ZELANDË E RE- Shfaqja e një spiraleje të jashtëzakonshme të dritës blu në qiellin mbi Zelandën e Re ka shkaktuar habi tek vëzhguesit e yjeve - dhe teoritë që variojnë nga alienët tek vrimat e zeza. Por s'ishte fare ashtu. I gjithë spektakli në qiell u krijua nga shkarkimi i karburantit u bë nga një përforcues i SpaceX Falcon 9 i cili sapo kishte nisur një satelit në hapësirë. Megjithatë, nuk kanë qenë të paktë ata që menduan se mund të bëhej fjalë për jashtëtokësorë.

Sipas mediave të huaja, profesor Richard Easther, nga Universiteti i Auckland, shpjegoi shkakun e mundshëm të shfaqjes së jashtëzakonshme të dritës.

"Me aq sa mund të themi është krijuar nga dielli që kap shkarkimin [tymrat] nga faza e dytë e një rakete SpaceX që u rindez rreth një orë pasi ishte vendosur në orbitë në Kepin Canaveral,"-tha ai për TV3.

Ndërsa SpaceX i Elon Musk ende nuk ka konfirmuar se qëndron pas fenomenit, por fluturimi i tretë me raketë i kompanisë në 36 orë - raketa Falcon 9 që mbante një satelit Globalstar DM15 - mendohet se ka përgjegjësi.

elon musk

Sondazh

Poll