Art&Argëtim

Operacioni në bajame i shkon keq, humb jetën nga ataku kardiak dhe hemorragjia modelja braziliane

The Sun shkruan se Gleycy Correia, nga Macae, Brazili juglindor, vdiq më 20 qershor pasi operacioni i shkaktoi gjakderdhje masive dhe një arrest kardiak.

21 Qershor 2022, 18:47 Nga I.A
Operacioni në bajame i shkon keq, humb jetën nga ataku kardiak dhe
Gleycy Correia

BRAZIL- Një modele, e cila dikur ishte kurorëzuar Miss Brazili, ka vdekur në moshën 27-vjeçare pasi një operacion rutinë i bajameve shkoi tmerrësisht keq. The Sun shkruan se Gleycy Correia, nga Macae, Brazili juglindor, vdiq më 20 qershor pasi operacioni i shkaktoi gjakderdhje masive dhe një arrest kardiak.

Correia ndërroi jetë në një klinikë private pasi kaloi më shumë se dy muaj në koma pas operacionit në prill. Pesë ditë pas operacionit ajo raportohet se ka pësuar hemorragji dhe një atak në zemër. Dhe pasi kaloi 77 ditë në koma fatkeqësisht vdiq.

gleycy correia

Sondazh

Poll