Qeveria shqiptare do të zhvillojë një ankand të ri të obligacioneve 15 vjeçare
Qeveria shqiptare do të zhvillojë në muajin shtator një ankand të ri të obligacioneve me maturim 15 vjeçar. Sipas Minist...
Qeveria ka nevoja të mëdha për investime në infrastrukturë sidomos në furnizimin me ujë, transport dhe energji, por përpjekjet e qeverisë për të zgjidhur këto problematike nëpërmjet Partneriteteve Publike-Private duket se, do ta ndërlikojë më tej situatën në lëmin e infrastrukturës se sa do ta lehtësojë.
Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) në një studim të fundit mbi potencialet e pashfrytëzuara të ekonomisë shqiptare vunë në dukje se, PPP shpesh nuk kanë qenë zgjedhja e duhur për të zgjidhur problemet infrastrukturore të Shqipërisë.
Niveli i lartë i borxhit publik e ka kufizuar ndjeshëm hapësirën buxhetore për shpenzimet e infrastrukturës. “Ndërsa qeveria është përpjekur të mobilizojë kapitalin privat përmes PPP-ve, përdorimi i tepruar i PPP-ve, në një kontekst transparence të kufizuar dhe mbikëqyrje të dobët ka rezultuar në akumulimin e detyrimeve të rëndësishme kontingjente” evidentoi Banka.
Shumica PPP-të janë të angazhuara në projekte të mëdha të energjisë dhe transportit, për të cilat qeveria ka dhënë garanci çmimi ose vëllimi.
Sipas Bankës Botërore shumica e kontratave ekzistuese PPP janë dhënë përmes propozimeve të pakërkuara dhe mungesës së garës, duke ndaluar pjesëmarrjen e investitorëve të huaj.
Gjatë ristrukturimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vitin 2018, qeveria krijoi një Njësi të Riskut Fiskal për të menaxhuar rreziqet fiskale që rrjedhin nga PPP-të e zbatuara nga ministritë e linjës, por kësaj njësie ende i mungon kapaciteti për të kryer funksionet kryesore, vuri në dukje Banka. U miratuan udhëzime të reja në mars 2018 që synojnë të kufizojnë pranimin e ofertave të pakërkuara të PPP-ve, dhe projektbuxheti 2019 përfshinte një listë të PPP-ve të miratuara.
Pavarësisht këtyre përmirësimeve, transparenca në lidhje me përdorimin e PPP-ve mbetet e kufizuar.
Periudha e pas-krizës globale 2008 ngushtoi hapësirën fiskale. Qeveria u kthye gjithnjë e më shumë partneriteteve publike-private (PPP) për plotësuar nevojat e investimeve publike. Por kjo qasje sipas BB, ka rezultuar në krijimin e detyrimeve të mëdha kontingjente jashtë buxhetit. Që nga viti 2019, numri total i kontratave koncesionare dhe PPP arriti në 224, dhe vlera totale e tyre arriti në 31 për qind të PBB-së. Nga këto, 186 kontrata, me një vlerë në masën 24 për qind të PBB-së, iu dhanë projekteve të sektorit të energjisë. Sektori tjetër më i madh ishte transporti, me vetëm 17 kontrata që përfaqësojnë 4 për qind të PBB-së.
Banka vuri në dukje se, ka një integrim të dobët të PPP në prioritetet e përcaktuara në strategjitë kombëtare. 75 për qind e kontratave PPP të nënshkruara në 2012- 2018 janë dhënë me propozime të pakërkuara.
Analiza thekson se, PPP-të ekzistuese nuk monitorohen sistematikisht dhe informacioni mbi performancën e tyre është shumë i rrallë.
“Gjatë një ristrukturimi 2018, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë krijoi një Njësi të Riskut Fiskal për të menaxhuar rreziqet fiskale të paraqitura nga PPP-të e zbatuara nga ministritë e linjës. Njësisë ende i mungon kapaciteti i mjaftueshëm për të monitoruar rreziqet e PPP-ve, por ndërkohë numri i kontratave që po jepen nga drejtoria tjetër e Koncesioneve është rritur ndjeshëm që nga viti 2018” thekson Banka./MONITOR
Qeveria shqiptare do të zhvillojë në muajin shtator një ankand të ri të obligacioneve me maturim 15 vjeçar. Sipas Minist...
Harta Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frymë q&eum...
Gruri Serbia dhe Rusia e dominuam furnizimin e vendit me grurë në pesë-mujorin e parë të vitit 2022 edhe pse lufta në U...
Familjet e varfra, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike po ndeshën më vështirësi kohët e fundit, për shkak të sht...
Foto ilustruese Ndonëse Shqipëria është shteti më i varfër në Europë, me prodhimin e brendshëm për frym&e...
Ushqime Metodologjia e EUROSTAT përllogariti se, rritja e përgjithshme e çmimeve (inflacioni) në muajin maj ishte 6% në ve...
Foto ilustruese Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europi...
Harta Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 20...
Paga e përmbaruesit gjyqësor shtetëror do të jetë e barabartë me 60% të pagës bruto fillestare të gjyqtarit q&eum...
Tendenca e një numri më të ulët aksidentesh që po shfaqet gjatë këtij viti ka vijuar edhe për majin edhe pse numri i t...