Aktualitet

Rrëfehet nga arratia Lulzim Caka: S'i vrava unë Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin. Qan për nënën e vrarë

Sipas tij, Çalajt kanë të drejtë, Yzeirët u bënë pritë dhe i gjuajtën mbi 20 veta. Caka ka shtuar se nuk e ka vrarë ai Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin.

21 Qershor 2022, 17:55 Nga k.m.
Rrëfehet nga arratia Lulzim Caka: S'i vrava unë Nezir Yzeirin,
Lulzim Caka

TIRANË- Lulzim Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i tmerrshmi i Beratit” dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale mbi supet e tij. Ditën e sotme për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka dhënë intervistë ekskluzive, Lulzim Caka, një prej kriminelëve më të njohur të historisë së Shqipërisë. Një ndër pikat kyçe të historisë së tij është edhe hasmëria me Çalajt. Ai ka treguar se është gjetur në mes të hasmërisë me Çalave dhe Yzeirëve pa të drejtë.

Sipas tij, Çalajt kanë të drejtë, Yzeirët u bënë pritë dhe i gjuajtën mbi 20 veta. Caka ka shtuar se nuk e ka vrarë ai Nezir Yzeirin, Aishen dhe Ilirin.

"Nga ana e mamasë bie në gjak. Ai djali ngacmonte atë vajzën, ata i thanë nëse je burrë hajde te shtëpia. Po ai kishte lidhje me dikë tjetër. Absolutisht. Më kanë zënë prit. Kishin zënë 20-30 veta pritë, e gjetëm veten mes plumbash. Nuk kishin pse të gjuanin në prezencën time. E dinë të gjithë historinë. Mehmeti ka dërguar gjithmonë miq për ta mbyllur këtë. Nuk kam asnjë lidhje me Pëllumb Eminin . Thanë se e kam vrarë unë, por e ka vrarë  një 13-14 vjeç dhe nuk kam asnjë lidhje. Policia ma bashkëngjiti vrasjen se donte të më mbante në burg"-tha ai.

Ndërsa tregoi edhe mënyrën sesi e mori vesh, vrasjen e nënës së tij: Nëna nuk më ndahej mua. Më vinte pas, i ka thënë një gjyqtar që të mos më ndiqte nga pas. Ajo e dinte që mund t'i ndodhte diçka. E kishte parandjerë vrasjen. Më vjen një polic shërbimi. Më tha do të të them një fjalë. Më tha nënën ta kanë vrarë. E imagjinon ti? Shteti më kapi mua. Nëna ime u vra me shtet. Mile Çami e Ilir Ngresi janë minj, më masakruan nënën në burg. Vëllai i Ilir Ngresit është anëtar i Gjykatës së Lartë. Falet gjaku i nënës? Ata ma vranë për hobi, unë të fal gjakun e nënës?

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka,pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Camin.

lulzim caka

Sondazh

Poll