Aktualitet

“Më doli babai në ëndërr…”/ I “tmerrshmi i Beratit” zbulon si u arratis nga burgu i Fierit

Lulzim Caka është në Greqi momentalisht dhe ndodhet nën kërkim ndërkombëtar.

21 Qershor 2022, 17:54 Nga k.m.
“Më doli babai në ëndërr…”/ I
Lulzim Caka

TIRANË- Lulzim Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i tmerrshmi i Beratit” dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale mbi supet e tij. Caka momentalisht ka si oaz vetëm shtetin grek, nëse kalon në çdo shtet tjetër arrestohet. Ditën e sotme ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel”, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe se si ka mundur që të arratiset nga burgu i Fierit.

“Unë do e marr hakun e nënës time. A falet gjaku i nënës? Më doli babai në ëndërr dhe më tha çohu dhe ik në shtëpi. I thashë jam në burg. Më tha merr këto dy kuaj dhe ik në shtëpi. Kur preva hekurat, pa ndihmën e askujt, e kam bërë me zotësinë time. Nuk ka faj asnjë polic, madje e kam lënë në gjumë. Edhe në mal kur kam shkuar kam gjetur 3 kuaj dhe jam arratisur”, tha ai.

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës. Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme, ku ngjarja më e tmerrshme është ajo e nënës së tij, Xhevrie Caka,pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Mamaja e Cakës u rrëmbye në derën e Komisariatit të Policisë në vitin 1999 dhe u gjet e masakruar në pyllin e Semanit dhe Caka u betua për hakmarrje. Ai u arratis nga burgu dhe në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët e vrasjes së nënës së tij Valter Bega dhe Mariglen Camin.

Caka është i lirë prej vitit 2019 kur akuzohet se ka arritur të dalë nga burgu me letra të falsifikuara. Ai është në Greqi momentalisht dhe ndodhet nën kërkim ndërkombëtar. Shqipëria e kërkon me Interpol, por gjykata greke e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë.

 

lulzim caka

Sondazh

Poll