Art&Argëtim

'Sanremo' do prezantohet nga Chiara Ferragni! Blogerja tha 'po' më në fund

Lajmin që blogerja do prezantoj Sanremon e ka bërë të ditur vetë Amadeus në Tg 1.

21 Qershor 2022, 10:45 Nga DOSJA
'Sanremo' do prezantohet nga Chiara Ferragni! Blogerja tha
Chiara Ferragni dhe Amadeus

ITALI-Prezantimi i 'Sanremo' ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe më në fund prezantuesja kryesore ka thën 'po'. Chiara Ferragni ka pranuar më në fund që të jetë prezantuesja kryesore krah Amadeus në Festivalin e Sanremos që do të mbahet më 7-11 shkurt 2023. Lajmin që blogerja do prezantoj Sanremon e ka bërë të ditur vetë Amadeus në Tg 1.

Jemi vetëm në qershor, italianët ëndërrojnë plazhe me diell. Sanremo është në shkurt, por falë Rai, CEO Carlo Fuortes dhe drejtorit Stefano Coletta, mora mandatin tim në mars dhe fillova të punoj për festivalin: rregullorja tashmë është krijuar dhe publikuar, po filloj të dëgjoj këngët e të rinjve dhe të mëdhenjve dhe sonte fillon binjakëzimi mes Sanremos dhe Tg 1”.-u shpreh teksa theksoi se prezantuesja kryesore do të jetë Chiara.

Ndërkohë, Ferragni ka zgjedhur që përmes një postimi në Instagram ka falenderuar Amadeusin me një foto krah tij që e zgjodhi për të mbyllur Sanremon e 2023.

Faleminderit Amadeus që më deshe pranë teje për të hapur dhe mbyllur Sanremo 2023”.- shkroi ajo teksa publikoi një foto krah tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

chiara ferragni prezantuesi amadeus festivali i sanremos

Sondazh

Poll