Art&Argëtim

Jennifer Aniston: E vështirë të xhirosh komedi në Paris kur po bëhet luftë në Ukrainë

Aktorja është shprehur se ishte e pakuptimtë të xhironte një film komedi duke qenë se Vladimir Putini i ka hapur luftë Ukrainës që në shkurt të këtij viti.

21 Qershor 2022, 10:23 Nga j.c
Jennifer Aniston: E vështirë të xhirosh komedi në Paris kur
Jennifer Aniston

SHBA- Aktorja Jennnifer Aniston ka qëndruar muajt e fundit në Paris pasi ishte e angazhuar duke xhiruar vazhdimin e filmit të Netflix, “Murder Mystery”.  Megjithatë, ajo thotë se gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez nuk kishte qenë një eksperincë e bukur për të pasi jo shumë larg saj në Ukrainë po zhvillohej lufta ku shumë njerëz po vdisnin dhe shumë të tjerë po largoheshin.

"Ishin tre muaj larg shtëpisë. Dhe ishte sfiduese vetëm sepse nuk kam qenë aq larg qenve të mi që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu, Ukraina është shumë afër”- ka deklaruar 53-vjeçarja për ‘People’.

Sipas People, gjatë intervistës aktorja është shprehur se ishte e pakuptimtë të xhironte një film komedi duke qenë se Vladimir Putini i ka hapur luftë Ukrainës që në shkurt të këtij viti. Megjithatë, më pas theksoi rëndësinë që ka e qeshura në jetën e njerëzve.

"Ajo që të gjithë kemi mësuar gjatë viteve të fundit është të shijojmë gjërat e vogla dhe të jemi mirënjohës çdo ditë. I kujtova vetes se kjo është ajo që njerëzit kanë nevojë. Njerëzit duan të qeshin. Njerëzit kanë nevojë për komedi. Njerëzit pëlqejnë të mos mendojnë për asnjë minutë,”-tha Aniston.

jennifer aniston

Sondazh

Poll