Art&Argëtim

TRAGJEDI!E fejuara e yllit të X-Factor ka vdekur në ditën e tyre të dasmës

Lajmin e hidhur Tom e ka bër vet të ditur duke postuar në faëqen e tij të Instagramit

21 Qershor 2022, 09:57 Nga d.d
TRAGJEDI!E fejuara e yllit të X-Factor ka vdekur në ditën e tyre
Tom Mann, Danielle Hampson

BRITANI E MADHE-Ylli i X-Factorit britanik Tom Mann, ka humbur njeriun më të shtrenjtë në ditën e tyre të dasmës. Atij i ndërroi jetë e fejuara e tij Danielle Hampson, mëngjesin që ata do të kurorëzoheshin. Lajmin e hidhur Tom e ka bërë vetë të ditur duke postuar në faqen e tij të Instagramit.

Danielle nuk vuante nga ndonjë problem shëndetësor, shkaku i vdekjes së saj nuk ende nuk dihet.

Sipas mediave të huaja, ai ndau një homazh prekës, një fotografi të fejuarës dhe djalit të tyre Bowie teksa ka shkruar se ndihej ‘plotësisht i thyer’, por do të mundohet të qëndrojë i fortë për hir të djalit të tyre të vogël.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tom Mann (@tommanninsta)

Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por e dashura ime Dani mikesha ime më e mirë, gjithçka imja dhe më shumë, dashuria e jetës sime vdiq në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 18 qershor. Ajo që supozohej të ishte dita më e lumtur e jetës sonë përfundoi me një tragjedi që më theu zemrën. Ne kurrë nuk arritëm në altar; të bënim betimet tona, ose të kërcenim valsin tonë të parë, por ti e di që ti ishe e gjithë bota ime dhe gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë, Danielle. Unë do ta mbaj këtë unazë që duhej ta mbaja gjithmonë si shenjë e dashurisë sime të pakushtëzuar për ty. Jam plotësisht i thyer duke u përpjekur ta shkruaj këtë dhe sinqerisht nuk e di se ku të shkoj nga këtu, por e di që duhet të përdor çdo forcë që mund të mbledh për djalin tonë të vogël," ka shkruar Tom.

Dyshja besohet se kanë qenë në lidhje që nga viti 2015, kur Danielle ndau postimin e saj të parë në Instagram me Tom. Ata njoftuan fejesën e tyre në dhjetor 2019. Teksa prej disa muajsh ata ishin bërë prindër më një djalë. Tom bëri audicionin për The X Factor si një artist solo në 2014, por në fund u fut në Stereo Kicks. 

tom mann danielle hampson

Sondazh

Poll