Aktualitet

Tani punon specialist tek burgjet/ Zbulohet polici që dhunoi në Komisariat Aldi Ramën

Myrteza Mehmetaj akuzohet ka dhunuar Aldi Ramën, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri punonjësin e policisë, Saimir Hoxha.

20 Qershor 2022, 16:59 Nga k.m.
Tani punon specialist tek burgjet/ Zbulohet polici që dhunoi në
Aldi Rama dhe Myrteza Mehmetaj

TIRANË- Zbulohet emri i punonjësit të policisë së Lezhës, i cili rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokurori Françesk Ganaj, për shkak se akuzohet ka dhunuar Aldi Ramën, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri punonjësin e policisë, Saimir Hoxha. Sipas dosjes hetimore, Myrteza Mehmetaj aktualisht prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzën e “Kryerjes së veprimeve arbitrare”, edhe pse i pandehuri është larguar nga shërbimi në komisariatin e Lezhës dhe tashmë punon si specialist në policinë e Burgjeve, pranë burgut të Fushë-Krujës.

“Gjatë kohës kur Mehmetaj ka qënë me detyrë oficer policie në komisariatin e Lezhës dhe gjatë kohës së procedurave të arrestimit të Aldi Ramës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj këtij të fundit. Rasti është ndjekur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, të cilët në atë periudhë kërkuan kryerjen e një ekspertimi mjeko-ligjor ndaj 21-vjeçarit Aldi Rama. Në raportin e ekspertimit, mjekët konstatuan se dëmtimet në trup Rama, i ka pasur si pasojë e dhunës së ushtruar në ambjentet e brendshme të komisariatit Lezhë,”-shkruhet ndër të tjera në dosje.

Madje për çështjen u ngrit edhe një hetim nga asokohe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, agjentët e të cilët nisën një praktikë shoqërimi dhe arrestimin e Ramës. Vetë i ndjeri akuzonte tre punonjës policie si të përfshirë në dhunimin e tij në Komisariat, por nuk dihen emra e tjerë.

Aldi Rama ekzekutoi efektivin Saimir Hoxha gjatë një operacioni anti-kanabis që po zhvillonte ky i fundit në Lezhë, më 29 shtator 2021. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat RENEA e rrethuan. Gjatë pritjes për ta vënë në pranga, Rama qëlloi veten me plumb. Pas më shumë se 5 orë kërkime, ai u gjet me plumb në kokë nga Policia. Por ndërroi jetë të nesërmen në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

myrteza mehmetaj aldi rama vritet aldi rama

Sondazh

Poll