Bota

Ministri i Jashtëm turk në Kosovë, takon sot Vjosa Osmanin

Sipas njoftimit të presidencës së Kosovës ministri turk sot do të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

19 Qershor 2022, 08:27 Nga j.c
Ministri i Jashtëm turk në Kosovë, takon sot Vjosa Osmanin
Mevlut Cavusoglu dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu ndodhet në Kosovë. Çavusoglu ka arritur dje në Kosovë, ku është pritu nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Sipas njoftimit të presidencës së Kosovës ministri turk sot do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Takimi i tyre do të zhvillohet në orën 11:00. Sipas njoftimit mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit (në orën 10:50), dhe pas përfundimit do të ketë komunikatë për media.

Ditën e djeshme ministri i jashtëm turk shkruajti në Twitter pas ardhjes në Kosovë se kjo është vizita e tij e fundit në Ballkan.

“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, ka shkruar në Twitter Çavusoglu.

vjosa osmani mevlut çavusoglu mevlut çavusoglu ne kosove

Sondazh

Poll