Bota

Lufta në Ukrainë, Lituania ndalin kalimin hekurudhor drejt rajonit rus

BBC shkruan se lajmi për ndalimin kishte ardhur fillimisht të premten, përmes një video të postuar nga guvernatori i rajonit rus Anton Alikhanov.

18 Qershor 2022, 22:49 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, Lituania ndalin kalimin hekurudhor drejt rajonit rus
Harta

LITUANI- Autoritetet lituaneze kanë njoftuar se nga sot do të ndalojnë kalimin përmes territorit të tyre drejt enklavës ruse të Kaliningradit, mallrave të cilat i nënshtrohen sanksioneve të BE-së. BBC shkruan se lajmi për ndalimin kishte ardhur fillimisht të premten, përmes një video të postuar nga guvernatori i rajonit rus Anton Alikhanov. Ai i kishte kërkuar Lituanisë që të rishqyrtonte masën, duke shtuar se po kërkonte sqarime nga Bashkimi Evropian për bllokadën e dukshme.

Por krahu i mallrave të shërbimit hekurudhor shtetëror të Lituanisë konfirmoi fillimin e menjëhershëm të bllokadës të shtunën. Lista e sanksioneve të BE përfshin qymyrin, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjinë e përparuar - dhe Alikhanov tha se ndalimi do të mbulonte rreth 50% të artikujve që Kaliningrad importon.

"Ne e konsiderojmë këtë si shkeljen më të rëndë... të së drejtës për tranzit të lirë brenda dhe jashtë rajonit të Kaliningradit," tha ai.

Ekklava më perëndimore është shtëpia e Flotës Balltike të Rusisë dhe ishte vendi ku Rusia ka vendosur më parë raketa me aftësi bërthamore, por ajo nuk ka kufi tokësor me Rusinë.

anton alikhanov lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll