17 Qershor 2022, 22:15
Nga I.A
Rudolf Scharping
KOSOVË- Ish-ministri i Mbrojtjes gjermane, Rudolf Scharping, thotë se mesazhi i Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, gjatë vizitës në Ballkanin Perëndimor, ishte i qartë se Serbia nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.
“Unë do të argumentoja se ndonëse Serbia është duke u parë dhe duke vepruar si aleat i Rusisë, Serbia është shtet që duhet të marrë një mesazh shumë të qartë dhe kancelari gjerman e dha këtë mesazh, në mënyrë shumë të qartë, se nëse ju nuk e respektoni dhe njihni Kosovën si shtet të pavarur, atëherë nuk keni shans të bëheni anëtar i Bashkimit Evropian dhe të bashkëpunoni para se të bëheni anëtar, të bashkëpunoni më afër me Bashkimin Evropian. Po, ky ishte një mesazh shumë i qartë që largon çdo paqartësi dhe unë e mbështes shumë”, tha Scharping.
Scharping në Klan Kosova foli edhe për reagimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, pas këtij deklarimi të Scholzit.
“Ajo për të cilën mendoj se u befasua Vuçiq ishte formulimi i qartë dhe publik, nuk e besoj se është befasuar nga përmbajtja e mesazhit, por nga formulimi, mesazhi i është dhënë atij, ndoshta, nuk e di, nuk ka kuptim që ne të spekulojmë tash. Mesazhi ishte i qartë dhe ne tash duhet të gjejmë çështjet praktike hap pas hapi dhe e di se ka shumë propozime në tavolinë për të gjetur një mënyrë, siç kemi bërë me Gjermaninë në fund të viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve 70-ta, të arrihet një marrëveshje hap pas hapi përmes uljes së tensioneve dhe duke e bërë jetën e përditshme të qytetarëve, për të cilët jemi duke punuar më të mirë se që ishte më parë” tha Scharping.
rudolf scharping aleksandar vuçiç olaf scholz
Bota
17 Qershor 2022, 20:36
I.A
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Mediat holandeze i kanë kushtuar një shkrim rekomandimit të Komisionit Evropian, për t'i dhën&e...
Bota
17 Qershor 2022, 20:13
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Kievi synon të vendosë viza për rusët nga 1 korri...
Bota
17 Qershor 2022, 19:51
d.a
Pamje nga sherri
KOSOVË- Një sherr i cili ka përfunduar në dhunë fizike dhe përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur ...
Bota
17 Qershor 2022, 19:55
d.a
Foto Ilustruese
Më 20 qershor OKB-ja shënon Ditën Botërore të Refugjatëve, nën hijen e zymtë të krizës m&...
Bota
17 Qershor 2022, 19:37
d.a
Richard Nixon
SHBA- Skandali i Uotërgejtit dhe ngjarjet e 6 janarit janë gjysmë shekulli larg nga njëra-tjetrës, në epoka shu...
Bota
17 Qershor 2022, 19:29
d.a
Foto Ilustruese
ITALI- Italia është bërë e fundit nga një mori vendesh evropiane që raporton shkurtime të mëtejshme...
Bota
17 Qershor 2022, 19:22
d.a
Ana Brnabiç
MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha se nuk ka pasur asnjë genocid në Kosovë gjatë luft&eu...
Bota
17 Qershor 2022, 18:55
I.A
Ura
UKRAINË- Një gjeneral i lartë ukrainas kërcënoi këtë javë se do të shkatërronte nj&eu...
Bota
17 Qershor 2022, 18:57
d.a
António Guterres
SHBA- Kompanitë e lëndëve djegëse fosile dhe bankat që i financojnë ato "e kanë kapur njerë...
Bota
17 Qershor 2022, 18:53
I.A
IRAN- Këshilli Koordinues i Sindikatës së Mësuesve në Iran ka thënë që më shumë se 100 mësues janë a...