Bota

Lufta në Ukrainë, përditësimet e fundit, çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme?

Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukrainës t'i jepet statusi kandidat për anëtarësim në BE

17 Qershor 2022, 17:54 Nga I.A
Lufta në Ukrainë, përditësimet e fundit, çfarë
ursula von der leyen

Nëse sapo po na bashkoheni, ja çfarë duhet të dini pas atij njoftimi të BE-së:

Komisioni Evropian ka rekomanduar që Ukrainës t'i jepet statusi kandidat për anëtarësim në BE

I njëjti status i është dhënë Moldavisë - por jo Gjeorgjisë, një tjetër ish-republikë sovjetike

Ka një kusht në këmbim, thotë Komisioni Evropian - Ukraina duhet të kryejë disa reforma dhe të respektojë ligjin ndërkombëtar

Në fjalimin e saj, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte veshur ngjyrat blu dhe të verdha të Ukrainës, tha se ukrainasit ishin "gati të vdesin" për "ëndrrën evropiane".

Ajo shtoi se Ukraina kishte të drejtë të përcaktojë të ardhmen e saj

27 vendet anëtare të BE-së duhet të japin dritën jeshile për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit, me liderët që do ta diskutojnë atë në një samit javën e ardhshme

ursula von der leyen lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll