Art&Argëtim

Ringjallet Teatri! Monodrama e Mehdi Malkajt, ironi me politikanët në skenë, aktori puth muret nga emocioni (FOTO)

27 Korrik 2019, 19:44 Nga DOSJA
Ringjallet Teatri! Monodrama e Mehdi Malkajt, ironi me politikanët në

TIRANË– Teatri ka marrë sërish jetë! Aktori i njohur Medi Malkaj ka mbajtur një monodramë me titull “Marr Guximin”, e cila mbushi plot sallwn e Teatrit Kombwtar.

Kjo është shfaqja e parë që shënon rihapjen e Teatrit Kombëtar dhe që do të shoqërohet me të tjera gjatë muajve në vijimin.

Në fotot e mëposhtme mund të ndiqni pjesë nga shfaqja e Mehdi Malkaj, e cila shënjestronte politikanët:

Në fund të saj publiku dhe duartorkiti gjatë aktorin e njohur, i cili shpërtheu në lot teksa pa reagimin e publikut. Gjithashtu Malkaj në shenjë dashurie për Teatrin puthi muret e tij, ndërsa publiku me dritat e telefonit ndezur brohoritën në kor: Poshtë diktatura. 

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Disa ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture medi malkaj ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar shfaqja e medi malkaj medi malkaj ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar shfaqja e medi malkaj

Sondazh

Poll