Aktualitet

Erdhi me mish pule nga Brazili, zbulohet sasia e kokainës që u sekuestrua në Portin e Durrësit

Kontenieri i mbudhur me mish pule, brenda kishte të fshehur 45 kilogramë e 500 gramë kokainë.

15 Qershor 2022, 22:43 Nga I.A,F.M
Erdhi me mish pule nga Brazili, zbulohet sasia e kokainës që u
Porti i Durrësit

DURRËS- 45 kilogramë e 500 gramë kokainë janë kapur mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit. Mësohet se policia me anë të operacion policor i koduar “Tranziti” ka kontrolluar një kontenier që ka zbarkuar në Portin e Durrësit nga Amerika Latine. Kontenieri i mbudhur me mish pule, brenda kishte të fshehur 45 kilogramë e 500 gramë kokainë.

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës – Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit, evidentojnë dhe godasin një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohet një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar “Tranziti”. Operacioni, nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore të Portit. Sekuestrohen 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

45.5 kg kokaine ne durres

Sondazh

Poll