4 mijë e 200 rosa ngordhën në Divjakë, Ministria e Bujqësisë: Ishin prekur nga salmonela
Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria ka njoftuar se rosat nuk kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve por për shkak të salmonelës.
TIRANË- Ministria e Bujqësisë ka reaguar në lidhje me rosat e ngodhura në fshatin Mizë të Divjakës. Me anë të një njoftimi për mediat, Ministria ka njoftuar se rosat nuk kanë ngordhur për shkak të gripit të shpendëve por për shkak të salmonelës. Ministria gjitrhashtu ka bërë me dije se nëse ky produkt i prekur me këtë sëmundje, nëse zihet ose piqet për 15 minuta në mbi 60 gradë celcius nuk paraqet rrezik te konsumatorët.
Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë:
Lidhur me rastin e raportuar në fshatin Mizë në bashkinë Divjakë, në fermën e Z.Ardian Bakia, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, pas kryerjes së analizave, konfirmon se nuk kemi të bëjmë me prezencë të influencës aviare (gripi i shpendëve). Sipas rezultateve të analizave, shpendët janë të prekur nga sëmundja e salmonelës. Salmonelozat, janë një familje bakteresh me mbi 3000 serotipe që gjenden shpesh në shpendë, edhe pa shkaktuar sëmundje apo ngordhje, në varësi të shtamit apo serotipit.
Sidoqoftë, produkti ushqimor, edhe ne rastin kur është i kontaminuar, nëse i nënshtrohet trajtimit të zakonshëm termik (zierjes ose pjekjes mbi 60 gradë celcius për të paktën 15 minuta), nuk paraqet rrezik tek konsumatori. Drejtoria Rajonale Fier e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, bazuar në ligjin për shërbimin veterinar ka vendosur fermën në karantinë dhe ka kryer dizifektimin dhe groposjen e shpendëve. Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur një trup të posaçëm të inspektimit të drejtorisë rajonale të Qarkut Fier, për të monitoruar dhe siguruar respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore. Në bashkëpunim me strukturat vendore janë marrë të gjitha masat për të parandaluar futjen e shpendëve të tjerë në zonën e karantinuar.
Sondazh
U vra në atentat/ Shoku i Sadikajt: Nuk fliste e s'i kishte borxh kujt, i hoqën patentën nga alkooli
Aleksandër Sadikaj Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotull...
"Shihemi në drekë"/ E dashura rrëfen bisedën e fundit me Sadikajn: Ishte i lumtur, bizneset i ecnin mirë
Foto nga dëshmia e të dashurës së Aleksandër Sadikajt TIRANË- Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë ma...
“I dhashë 15 mijë e 500 euro”/ Borxhi i “Peqjas”, negociatori: Me Aleksin u takova më 9 qershor, ç'i kërkova në makinë
Aleksandër Sadikaj TIRANË- Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga atentati mafioz ndaj 27-vjeçarit Aleksand&eum...
Iljaz Cali mik me Gentjan Bejtjen, ish-efektivi: Një orë para se të vritej i çova foto nga Ertugruli
Iljaz Cali TIRANË- NË SHËNJESTËR/ PJESA E DYTË/ Është pak e çuditshme për të kuptuar se si një 37-...
Vrasja e Calit, vëllai tregon armiqtë, biznesmenët: Përplasje për galeritë, borxhin do ia jepja
Iljaz Cali TIRANË- Iljaz Çali po lëvizte me makinën luksoze të marrë me qira, nga Rinasi në drejtim të Tiranë...
Hodhi kokainën në WC/ Shqiptarët kërcënojnë italianin: 25 mijë euro ose plumbin ballit
Policia italiane ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi kanë kërcënuar një banakier. Mediat italiane bëj...
Pensionistja në protestë: Më merren mendtë se jam pa ngrënë, qeveri e qelbur
Pensionistja TIRANË- Qytetarët në vend kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmi...
Mbyllet protesta! Qytetari: Nesër ejani më shumë, në orën 18:00 mblidhemi sërish
Protesta kundër çmimeve TIRANË- Protesta kundër rritjes së çmimeve në Shqipëri është mbyllur brenda o...
Qytetari kërkon një tjetër bord: Jugu abuzon me çmimet ne verë, qeveria t’i kontrollojë
Qytetari në protestë TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmimeve. ...
Qytetari në protestë: Politikanët kanë pasuruar shtatë breza, ne s’jetojmë dot 15 ditë
Protesta kundër rritjes së çmimeve TIRANË- Qytetarët kanë dalë në protestë ditën e sotme për ...
