Aktualitet

Vrasje në Shkodër, ekzekutohet një person në Stom-Golem

 Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli. Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një të moshuar. 

15 Qershor 2022, 22:02 Nga F.M
Vrasje në Shkodër, ekzekutohet një person në Stom-Golem
Foto Ilustruese

SHKODËR- Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Stomgolem. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Nuk është zbardhur ende identiteti i personit që është vrarë këtë mbrëmje apo detaje të tjera në lidhje me krimin e rëndë. Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli. Paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një të moshuar. 

Kjo vrasje vjen vetëm një ditë pasi në plazhin e Velipojës ndodhi një plagosje. Bëhet fjalë për plagosjen e 48-vjeçarin të identifikuar si Pjerin Brushtulli. 

vritet lulash qepuri

Sondazh

Poll