Aktualitet

Pensionistja në protestë: Më merren mendtë se jam pa ngrënë, qeveri e qelbur

Një pensioniste në fjalën e saj ka deklaruar se kur po vinte rrugës për të protestuar po i merreshin mendm, për shkak se ishte pa ngrënë.

15 Qershor 2022, 19:25 Nga I.A,F.M
Pensionistja në protestë: Më merren mendtë se jam pa
Pensionistja

TIRANË-  Qytetarët në vend kanë dalë në protestë ditën e sotme për rritjen e çmimeve. Një pensioniste në fjalën e saj ka deklaruar se kur po vinte rrugës për të protestuar po i merreshin mendm, për shkak se ishte pa ngrënë. Ajo gjithashtu ka shtuar se me 100 mijë lekë pension qytetarëve nuk u del.

"Ne po na vdes kjo qeveri me 100 mijë lekë pension. Të paguaj drita, të ha, qira apo çfarë të bëj më përpara. Rama e pi 5 mijë lekë kafen, kurse ne e kemi 2 mijë lekë ditën e pensionit. Do me na vdek ne pensionistët që nuk ngre pensionet. Të ngrihet gjithë populli, ta përmbysin këtë qeveri, këtë qeveri të qelbët. Po vija rrugës më merren mendtë se jam pa ngrënë. Ngrihuni gjithë populli, rrëzojeni këtë qeveri të qelbët, me në krye Ramën”, tha pensionistja.

proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll