Art&Argëtim

Rihapet pas një viti skena e Teatrit Kombëtar, Mehdi Malkaj luan “Marr guximin”

27 Korrik 2019, 12:38 Nga DOSJA
Rihapet pas një viti skena e Teatrit Kombëtar, Mehdi Malkaj luan

TIRANË- Artistët dhe aktivistët që kanë më shumë se 1 vit që po protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombetar, kanë zgjedhur që sot ata të rihapin skenën.

Në orën 20:30 në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar, Mhedi Malkaj do të luajë “Marr guximin”. Të shumtë janë qytetarët që kanë shprehur dëshirën për të shkuar në këtë shfaqje për të parë dhe njëherë skenën e Teatrit Kombëtar.

Shfaqja është ideuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe pritet me shumë kërshëri nga spektatorët.

 Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture marr guximin mhedi malkaj rihapet skena e teatrit teatri kombetar marr guximin mhedi malkaj rihapet skena e teatrit teatri kombetar

Sondazh

Poll