Art&Argëtim

Ismail Kadare mes më të mirëve, finalist për çmimin ndërkombëtar “Neustadt”

27 Korrik 2019, 07:56 Nga DOSJA
Ismail Kadare mes më të mirëve, finalist për çmimin

Nëntë shkrimtarë të shquar nga e gjithë bota janë zgjedhur si finalistë të Çmimit Ndërkombëtar Letrar “Neustadt” për vitin 2020. Çmimi, i cili ka një vlerë prej $50,000 është cilësuar si “American Nobel” dhe akordohet nga “World Literature Today”, e cila është revista e Universitetit të Oklahamas për letërsinë dhe kulturën ndërkombëtare.

Të nominuarit janë:

1-Romancieri dhe eseisti shqiptar Ismail Kadare (“Broken April”, “The General of the Dead Army”).
2-Romancieri francez Emmanuel Carrère (“The Adversary”, “Class Trip”).
3-Poeti amerikan Jorie Graham, (“Fast”. “The Dream of the Unified Field”).
4-Romancierja dhe dramaturgia filipinase Jessica Hagedorn (“Dogeaters”. “Mango Tango”).
5-Romancieri guatemalas Eduardo Halfón (“Mourning”. “La pirueta”).
6-Romancieri palestinian Sahar Khalifeh (“Wild Thorns”. “Of Noble Origins”).
7-Poeti maroken Abdellatif Laa?bi (“Beyond the Barbed Wire,” “The World’s Embrace: Selected Poems”).
8-Poet dhe romancieri kanadez Lee Maracle (“Celia’s Song”. “Ravensong”)

9-Poeti vietnamezo/amerikani Hoa Nguyen (“Red Juice”, “As Long as Trees Last”).

Juria prej nëntë vetash, të gjithë shkrimtarë, do të takohen për të zgjedhur fituesin në festivalin “2019 Neustadt Lit Fest”, i programuar për 15-17 nëntor, organizuar nga revista “World Literature Today” dhe Universiteti i Oklahomës. Fituesi do të shpallet më 16 tetor.
“Është emocionuese të kemi një grup kaq të vlerësuar shkrimtarësh që konkurrojnë për çmimin ‘Neustadt’”, thotë Robert Con Davis-Undiano, drejtori ekzekutiv i revistës letrare “World Literature Today”, i cili është edhe sponsori i këtij çmimi. “Letërsia është një zë i fuqishëm, që na mëson për botën përtej vetes sonë. Ky grup vërtet ndërkombëtar finalistësh na tregon edhe një herë se letërsia e shkëlqyer nuk njeh kufij”.

Çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë i kësaj kategorie, që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe është një nga të paktët çmime ndërkombëtare, për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Që prej vitit 2003, duke u alternuar me Çmimin NSK, ky çmim i është dhënë çdo dy vite një shkrimtari të gjallë, si vlerësim për një vepër të rëndësishme. Fitues të kaluar janë edhe laureatët e çmimit Nobel, si Czeslaw Milosz, Gabriel García Márquez dhe Tomas Tranströmer. Fituesi i çmimit “Neustadt” për vitin 2018 ishte shkrimtari amerikan me origjinë nga Haiti, Edwidge Danticat. Fituesi i “Neustadt Prize” shpërblehet me 50,000, $ një pupël shqiponje prej argjendi, certifikatën e çmimit dhe një festival në nder të tyre. Një financim bujar nga familja Neustadt mbështet çmimin.

(Marrë nga VOAL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture american nobel cmimi neustadt ismail kadare world literature today american nobel cmimi neustadt ismail kadare world literature today

Sondazh

Poll