Bota

Sveçlës i dhanë Rolex ndërsa Kurtit 'Kuranin', kush bëri diferencën te dhuratat ndaj kabinetit

Ndër dhuratat e marra kishte disa kravata, set gotash, pije të shtrenjta dhe suvenire të ndryshme që i janë dhuruar Kurtit por edhe anëtarëve të kabinetit të tij.

14 Qershor 2022, 17:30 Nga DOSJA
Sveçlës i dhanë Rolex ndërsa Kurtit 'Kuranin',
Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti

KOSOVË- Ditën e sotme është publikuar lista e dhuratave që ka pranuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti që nga ardhja në detyrë.

Ndër dhuratat e marra kishte disa kravata, set gotash, pije të shtrenjta dhe suvenire të ndryshme që i janë dhuruar Kurtit por edhe anëtarëve të kabinetit të tij.

Një ndër dhuratat që ka marrë Kurti ka qenë edhe libri i shenjtë i myslimanëve 'Kurani' i cili i është dhuruar nga Ministri për çështje fetare i Arabisë Saudite Abdullatif Al-Sheikh.

Kjo dhuratë ju dha kreut të shtetit më 29 tetor të vitit 2021, ku Abdullatif Al-Sheikh vizitoi Kosovën. Por ajo që bie në sy është se dhuratën më të shtrenjtë nuk e ka marrë Kurti por ministri i brendshëm Xhelal Sveçla i cili gjatë vizitës në Katar iu dha një orë Rolex të cilën ai vendosi t’ia dhurojë shtetit pasi ajo kushtonte rreth 20 mijë dollarë.

albin kurti xhelal sveçla

Sondazh

Poll