Art&Argëtim

Tradhtitë e Pique-s u zbuluan nga një hetues privat, e paguante Shakira

Marrëdhënia e Shakirës dhe Pique, aktualisht është në një fazë delikate për kujdestarinë e fëmijëve

14 Qershor 2022, 10:46 Nga d.d
Tradhtitë e Pique-s u zbuluan nga një hetues privat, e paguante
Shakira, Gerard Pique

SPANJË-Këngëtarja Shakira dhe futbollisti Gerard Pique i dhanë fund marrëdhënies së tyre pas dymbëdhjetë vitesh lidhje dhe miqësi. Detaje të reja janë zbardhurt për tradhëtinë e tij ndaj Shakirës.

Sipas mediave të huaja, Shakira ka vendosur një dedektiv privat, i cili ka zbuluar disa mesazh të Piques me të dashurën e tij. Mes disa mesazheve ishtë një ku Pique i kishte thënë të dashurës së tij "zonjë e parë".

Marrëdhënia e Shakirës dhe Pique, aktualisht është në një fazë delikate për kujdestarinë e fëmijëve. Javën e kaluar të dy kaluan disa ditë në Republikën Çeke me fëmijët për të shoqëruar.

Kohët e fundit flitet për tradhëinë e Piques ndaj Shakirës. Si fillim u dyshua se e tradhëtonte me nënën e një shokut të tij futbollist por më pas ky aludim u 'hodh posht". Aludimi i dytë ishte për një vajzë 22-vjeçe por dhe ajo e mohoi duke deklaruar se nuk e njihte fare Piquen. Tashmë vajza "misterioze" nuk është zbuluar ende. 

 

 

 

 

 

shakira gerard pique

Sondazh

Poll