Bota

Von der Leyen: Do rishikojmë kërkesën e Ukrainës për statusin kandidat në samitin e qershorit

Von der Leyen u tha gazetarëve se vlerësimi nga komisioni do të paraqitet së shpejti dhe se komisionerët dhe zyrtarët e BE-së do ta rishikojnë kërkesën përpara samitit që do të mbahet në datat 23 dhe 24 qershor.

11 Qershor 2022, 13:41 Nga DOSJA
Von der Leyen: Do rishikojmë kërkesën e Ukrainës për
Ursula von der Leyen

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedime mbi kërkesën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE.

Sipas BBC, von der Leyen ka deklaruar se kërkesat do të merren në konsideratë. Ajo mbështeti nisjen e negociatabe të Ukrainës për marrjen e statusit kandidat në BE.

Von der Leyen u tha gazetarëve se vlerësimi nga komisioni do të paraqitet së shpejti dhe se komisionerët dhe zyrtarët e BE-së do ta rishikojnë kërkesën përpara samitit që do të mbahet në datat 23 dhe 24 qershor, ku pritet që çështja të diskutohet edhe më gjerë.

Udhëtimi i Von der Leyen në Kiev është i dyti që nga pushtimi rus, ku më 8 prill 2022 ajo do t’i dorëzonte Zelenskyy-t një pyetësor që zyrtarët e tij duhej të plotësonin për të dhënë detaje në lidhje me informimin e Këshillit Europian nga Komisioni, i cili përfaqëson 27 shtetet anëtare të BE-së.

ursula von der leyen volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll