Bota

LUFTA/ Shpërthimi i kolerës në Mariupol! Biden: Zelenskyy injoroi paralajmërimet për pushtimin rus

Kryetari ukrainas i qytetit, Vadym Boychenko konfirmoi se "kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet" dhe se qyteti është mbyllur për të shmangur një shpërthim më të madh.

11 Qershor 2022, 12:57 Nga j.c
LUFTA/ Shpërthimi i kolerës në Mariupol! Biden: Zelenskyy injoroi
Lufta Ukrainë

UKRAINË- Lufta sot në Ukrainë ka hyrë në ditën e 108-të. Ministria britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se Mariupoli rrezikohet nga një shpërthim iu madh i kolerës. Kryetari ukrainas i qytetit, Vadym Boychenko konfirmoi se "kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet" dhe se qyteti është mbyllur për të shmangur një shpërthim më të madh.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë në një samit në Singapor se bota po përballet me një krizë ushqimore. Ukraina nuk është në gjendje të eksportojë mjaftueshëm ushqim për shkak të bllokadës së Rusisë. Pritet që këtë të shtunë presidenti Zelenskyy të takohet me Ursula von der Leyen. Presidenti i Komisionit Europian tha se ata do të diskutojnë rindërtimin e Ukrainës dhe përparimin drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, forcat ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar tre avionë luftarakë ukrainas. Ai tha se ushtria kishte rrëzuar dy avionë MiG-29 në rajonin e Mikolayiv dhe një avion luftarak Su-25 në rajonin e Kharkiv.

Nga ana tjetër nuk ka munguar edhe kritika e presidentit Joe Biden për Zelenskyyn. Bieden është shprehur se Zelenskyy nuk e dëgjoi paralajmërimet e Amerikës për pushtimin rus.

Zëvendës kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës i tha Guardian të premten se Ukraina po humbet kundër Rusisë në vijën e frontit dhe tani mbështetet pothuajse vetëm në armët nga perëndimi. 

lufta ukraine-rusi joe biden volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll