Bota

Ish-presidentja e Bolivisë dënohet me 10 vite burg për grusht shteti

Anez ka pretenduar vazhdimisht se ajo është viktimë e një hakmarrjeje politike.

11 Qershor 2022, 10:49 Nga DOSJA
Ish-presidentja e Bolivisë dënohet me 10 vite burg për grusht
Jeanine Anez

BOLIVI- Ish-presidentja e Bolivisë Jeanine Áñez është dënuar me 10 vite burg për grusht shteti, me qëllim rrëzimin e paraardhësit të saj Evo Morales. Anez u shpall fajtore nga një gjykatës për marrjen e "vendimeve në kundërshtim me kushtetutën".

Sipas BBC, Anez ka pretenduar vazhdimisht se ajo është viktimë e një hakmarrjeje politike. 54-vjeçarja u dënua nga gjykata në La Paz të premten. Gjykata tha se ajo do të vuante dënimin e saj në një burg për gra.

Ish-presidentja ka denoncuar atë që ajo e përshkruan si persekutim politik nga partia Mas Socialiste e Morales. Mas fitoi një shumicë dërrmuese në zgjedhjet presidenciale dhe të Kongresit në vitin 2020. Presidenti u zgjodh kolegu i tij Luis Arce, i cili theksoi në një intervistë për BBC se do të ndiqte rrugën e tij politike. Si senatorja më e vjetër, Anez u bë presidente e përkohshme pasi Morales u largua.

Ajo u arrestua në mars 2021. Pas vendimit të së premtes, mbrojtja e Anez tha se ajo do t’u bëjë thirrje organizatave ndërkombëtare për të kërkuar drejtësi.

jeanine anez

Sondazh

Poll