Bota

Deklaratat e Vuçiç për njohjen e Kosovës,deputetja gjermane: Na paska mashtruar

Reagimi i deputetes gjermane vjen pasi Vuçiç, pas takimit Scholz, deklaroi se sot për herë të parë ka dëgjuar se po kërkohet njohje reciproke me Kosovën, duke thënë se këtë nuk e ka dëgjuar nga Evropa më parë.

10 Qershor 2022, 23:09 Nga I.A

Deklaratat e Vuçiç për njohjen e Kosovës,deputetja

GJERMANI- Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP) Renata Alt, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiç në lidhje me njohjen e Kosovës. Reagimi i deputetes gjermane vjen pasi Vuçiç, pas takimit Scholz, deklaroi se sot për herë të parë ka dëgjuar se po kërkohet njohje reciproke me Kosovën, duke thënë se këtë nuk e ka dëgjuar nga Evropa më parë.

“Ne sot dëgjuam se po kërkohet njohja reciproke. Ne kurrë më herët nuk kemi dëgjuar nga askush nga Evropa se po kërkohet njohja reciproke. Këtë e dëgjuam sot në konferencën për gazetarë në Prishtinë”, tha Vuçiç.

Lidhur me këtë ka reaguar deputeja e Bundestagut gjerman Renata Alt, përmes një postimi në Twitter, duke thënë se: Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohje të Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Republikën e Serbisë duhet të ngrihen. Aleksandar Vuçiç na paska mashtruar për një kohë të gjatë.

renata alt aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll