Bota

Ndodh në Brazil/ Gazetari shkon në një vend aksidenti, zbulon LIVE se viktima ishte i biri

Gazetari kishte nisur një transmetim të drejtpërdrejtë në faqen e tij në Facebook dhe, duke iu afruar vendit të aksidentit, zbuloi se makina e përfshirë në aksident ishte ajo e Tiago Cequeto Baldassari, djalit të tij 32-vjeçar.

10 Qershor 2022, 22:55 Nga k.m.

 

Ndodh në Brazil/ Gazetari shkon në një vend aksidenti, zbulon
Gazetari dhe pamje nga aksidenti

 

BRAZIL- Carlos Alberto Baldassari është një gazetar brazilian, i cili shkoi për të raportuar pasojat e një aksidenti automobilistik që ndodhi mes një makine dhe një kamioni në Rodovia Antônio Machado Sant'Anna, në Araraquara, Brazil. Por ishte moment fatkeq për të.

Kjo pasi gazetari zbuloi se djali i tij ishte viktimë e përplasjes së tmerrshme. Gazetari kishte nisur një transmetim të drejtpërdrejtë në faqen e tij në Facebook dhe, duke iu afruar vendit të aksidentit, zbuloi se makina e përfshirë në aksident ishte ajo e Tiago Cequeto Baldassari, djalit të tij 32-vjeçar. Në atë moment ndali transmetimin, ndërsa pamjet u kthyen virale në rrjet. 

Pavarësisht gjithçkaje, ai donte të përfundonte punën e tij dhe, më pas, filloi një “live” të ri, në të cilin shpjegoi atë që sapo kishte zbuluar.

"Kjo është jeta e një gazetari. Shumë njerëz ndoshta nuk do ta kuptojnë momentin që po jetoj. Njeriu që humbi jetën në aksident është djali im, Tiago. Sot në mëngjes erdha për të mbuluar këtë lajm dhe kur erdha...e kuptova që ishte djali im. Fatkeqësisht në këtë botë jetojmë në lajme, ka raste kur shkojmë për të mbuluar ngjarjet dhe zbulojmë që familja jonë është përfshirë.. Sot ishte djali im. Zoti e mirëpret krahëhapur, ishte djalë i mirë, me zemër të mirë," – tha Baldassari me zërin e thyer nga dhimbja. Tiago ka lënë pas gruan, tre muajshe shtatzënë dhe një vajzë 8-vjeçare.

brazil

Sondazh

Poll