Bota

Tmerr, e vdekur prej dy muajsh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarës në Greqi

Gruaja ishte dy muaj e vdekur dhe policët që mbërritën në shtëpinë e saj u gjetën përballë një situatw të frikshme.

10 Qershor 2022, 20:57 Nga I.A
Tmerr, e vdekur prej dy muajsh, gjendet trupi i dekompozuar i të
Foto nga ngjarja

GREQI- Era e keqe e dalë nga një shtëpi e mbyllur në një lagje në Pagrati të Lamisë, zbuloi tragjedinë e një 67-vjeçareje që jetonte e vetme. Gruaja ishte dy muaj e vdekur dhe policët që mbërritën në shtëpinë e saj u gjetën përballë një situatw të frikshme.

67-vjeçarja që jetonte aty duhet të ketë humbur jetën ndoshta dy muaj më parë dhe tani i kanë mbetur thuajse vetëm eshtra. Gruaja nuk kishte kontakte me fqinjët të cilët nuk e kishin kërkuar gjatë kohës që e kishin humbur. Rreth 15 ditë më parë ata ishin shqetësuar nga era e trupit në dekompozim, por ata besuan se ishte plehra dhe kishin njoftuar Bashkinë. Kur era vazhdoi, ata bashkuan zhdukjen e gruas dhe lajmëruan Policinë.

Nga informacionet e para të mbledhura nga kriminalistika nuk rezulton se krimi është kryer, por nga Policia e Lamisë, e cila ka ndërmarrë hetimet paraprake, po shqyrtohen të gjitha mundësitë. Është urdhëruar edhe autopsi-nekropsi për të zbuluar se çfarë e shkaktoi vdekjen e gruas fatkeqe.

greqi e moshuara e vdekur ne grequ

Sondazh

Poll