Art&Argëtim

Ilda Bejleri në ‘TOP’? Olti Curri konfirmon projektin e ri, poston foto duke festuar

26 Korrik 2019, 15:08 Nga DOSJA
Ilda Bejleri në ‘TOP’? Olti Curri konfirmon projektin e ri,

TIRANË- Pak ditë më parë në media ka qarkulluar lajmi se moderatorja e njohur e sportit, Ilda Beljeri është larguar nga Digitalb.

Ndërkohë ditën sotme në një foto të kapur nga revista “Who”, është parë që Ilda Bejleri ka qëndruar për disa orë në një kafe me Ed Manushin i cili është moderator i sportit, gjë që lë të kuptohet se Ilda Bejleri mund shkojë në Top Channel.

Asgjë nuk është konfirmuar nga vetë moderatoja, dhe nuk dihet se në cilin Televizion do shohim Bejlerin pas largimit nga Digitalb.

Ndërkohë pasditen e kësaj të premteje, blogeri i njohur Olti Curri, ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me Ildën, e krahas fotos shkruan: “Duke festuar me @ildabejleri rrugëtimin e ri në një super projekt ??

Duke qenë se Oltin e kemi parë herë pas here të bëjë projekte , ndoshta këtë herë si dy miq të ngushtë po bëjnë një projekt në Top Media.  Fotoja dhe komenti i Oltit konfirmon largimin e Beljerit nga Digitalb dhe zbulon se të dy sëbashku po punojnë për projektin e ri, pa zbuluar se në cilin Televizion. Gjithsesi mbetet për t’u parë.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ilda bejleri olti curri projekt i ri ne top channel ilda bejleri olti curri projekt i ri ne top channel

Sondazh

Poll