Politike

3 ditë në Tiranë/ Raportuesi i CDU me 2 MESAZHE: S'bashkëpunojmë me një 'non grata'

Në Shqipëri, ai tha se ka pasur 2 fokuse kryesore; epara është anetarësimi i Shqipërisë në BE dhe situata në Partinë Demokratike.

8 Qershor 2022, 22:19 Nga k.m
3 ditë në Tiranë/ Raportuesi i CDU me 2 MESAZHE:
Peter Beyer dhe Edi Rama

TIRANË- Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer vizitoi për disa ditë Shqipërinë ku takoi një sërë përfaqësuesish të partive politike, qeverisë, opozitës dhe diplomatë. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ai shkruan se gjatë takimeve në Shqipëri ka pasur 2 fokuse kryesore; epara është anetarësimi i Shqipërisë në BE dhe situata në Partinë Demokratike.

“Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin.Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA,”-shkruan ai ndër të tjera në postimin e bërë.

POSTIMI I PLOTË:

Sondazh

Poll