Bota

Vizita e 3 brenda tre vitesh! Dendias sot në Kosovë, takim me Presidenten Osmani

Ministri Dendias e ka vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Osmani.

8 Qershor 2022, 07:22 Nga DOSJA
Vizita e 3 brenda tre vitesh! Dendias sot në Kosovë, takim me
Dendias dhe Osmani

KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë vizitës zyrtare, Dendias do të zhvillojë një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani rreth orës 15:00.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, pas takimit, nuk pritet të ketë konferencë për shtyp. Ministri Dendias e ka vizituar Prishtinën edhe në qershor të vitit të kaluar, ku u prit nga presidentja Osmani.

Kjo do të jetë vizita e tretë e Dendias në Kosovë brenda tre vitesh.

Sondazh

Poll