Bota

'S'jemi në “Ballkanin e Hapur”/ Abazoviç rrëzon Ramën: S'mbështesim asnjë nismë që zëvendëson BE

Dritan Abazoviç shprehet se është pro çdo bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit, por nuk do të mbështesë asnjë inciativë e cila do të ishte zëvendësim i Bashkimit Europian.

7 Qershor 2022, 22:38 Nga k.m
'S'jemi në “Ballkanin e Hapur”/ Abazoviç
Dritan Abazoviç

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ndodhet në Ohër për të qenë pjesë e samitit të Ballkanit të Hapur.

Në një intervistë ekskluzive për Klan Macedonia, ai shprehet se është pro çdo bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit, por nuk do të mbështesë asnjë inciativë e cila do të ishte zëvendësim i Bashkimit Europian.

“Unë jam i bindur që Bashkimi europian ka qejf të shohë shtetet, kryeministrat, ministrat dhe presidentët e shteteve të Ballkanit, të cilat bashkëpunojnë, ulen së bashku, diskutojnë, mbajnë dialog në mënyrë demokratike dhe sjellin vendime në të mirë të popullit. Nëse duam të bëjmë një zëvendësim për BE-në, ne si Mal të Zi nuk jemi të interesuar dhe si mesazh kryesor të cilën nesër do ta prezantoj: Së bashku duhet të nisim një mesazh tjetër. Jo mesazh ku gjithnjë jemi në konflikt, gjithmonë jemi në probleme, por një mesazh që ndoshta prej disa gjërave më të vogla mund të nisemi në një bashkëpunim i cili ka me qenë produktiv”, u shpreh Abazoviç.

Ndërsa vetë Abazoviç e ka deklaruar edhe më herët se do të shkojë në Ohër si vëzhgues, por kryeministri shqiptar Edi Rama sot ka hedhur një hap më shumë duke e konsideruar këtë një futje zyrtare të Malit të Zi në nismën "Ballkani i Hapur". Por politikani malazez, e ka 'rrëzuar' edhe njëherë. 

"Open Balkan" është nisma për bashkëpunimin rajonal mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila lindi më tetor të vitit 2019. Fillimisht e pagëzuar si “Mini Schengen”, nisma ka si qëllim lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Por që prej korrikut të këtij vitit, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i Hapur”. Deri më tani duket se Mali i Zi do të jetë dhe vendi i radhës që pritet t’i bashkohet nismës, pasi sinjalet e para janë dhënë si nga kryeministri shqiptar, Dritan Abazoviç. Nga Prishtina, kryeministri Albin Kurti pretendon se bashkëpunimi në rajon është detyrë e Procesit të Berlinit dhe se vendet nuk duhet që të diskutojnë pa pasur praninë e përfaqësive nga Bashkimi Europian.

Sondazh

Poll