Bota

Konjufca: Falenderoj deputetët shqiptarë, Kosova hyri në Konferencën e Komisioneve për Integrim

Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca shkruan se kjo u bë falë mbështetjes se deputetit Kreshnik Çollaku, deputetes Jorida Tabaku si dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

7 Qershor 2022, 21:11 Nga I.A
Konjufca: Falenderoj deputetët shqiptarë, Kosova hyri në
Foto nga takimi

KOSOVË- Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka falenderuar deputetët shqiptare, të cilët kanë bërë të mundur që në mbledhjen e radhës Konferencën e XVIII të Komisioneve Parlamentare për Integrim/Çështje Evropiane, anëtarësimi i Kosovës të hyjë në rend dite. Me anë të një postimi në Facebook, Konjufca shkruan se kjo u bë falë mbështetjes se deputetit Kreshnik Çollaku, deputetes Jorida Tabaku si dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla.

Postimi i Plotë:

Një delegacion prej tre deputetësh të Kuvendit të Republikës së Kosovës, fundjavën që shkoi, kanë qëndruar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në Konferencën e XVIII të Komisioneve Parlamentare për Integrim/Çështje Evropiane të shteteve pjesëmarrëse në procesin e Stabilizim-Asociimit të Evropës Juglindore, e njohur si COSAP. Kosova merr pjesë në COSAP që nga viti 2013 me statusin e pjesëmarrësit, por si pasojë e pengesës së vazhdueshme të Serbisë, nuk ka arritur të bëhet ende shtet anëtar me të drejta të plota. Në takimin e para pak ditëve, u bë e mundur që të deponohej për herë të parë kërkesa për ndryshimin e rregullores së punës, në mënyrë që në takimin e radhës çështja e anëtarësimit të Kosovës të hyjë në rend dite.

Kjo u bë e mundur falë mbështetjes së deputetit/kryesues i delegacionit të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, i cili i dha një shtytje tejet të madhe pikërisht kësaj çështjeje. Duke e ditur rëndësinë e pranisë së Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe njëherit edhe rëndësinë e mbështetjes nga ana e Shqipërisë, aty ku ajo është anëtare, e falënderoj Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, kryetaren e Komisionit për Integrim Evropian të Shqipërisë znj. Jorida Tabaku, deputetin Kreshnik Çollaku si dhe të gjithë deputetët anëtarë të këtij Komisioni, për mbështetjen që po i japin Kosovës drejt anëtarësimit në COSAP. Bashkëpunimet e tilla mbështetëse në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, flasin shumë për obligimin që kemi ndaj njëri-tjetrin, e në veçanti drejt atij për integrimin në mekanizmat ndërkombëtar.

 

Sondazh

Poll