Art&Argëtim

Dalin në shitje shiritat e dorës nga gjyqi i Johnny Depp dhe Amber Heard

Një rrip dore portokalli kushton 500 dollarë, ndërsa një blu do të shitet për gati 5000 dollarë.

6 Qershor 2022, 12:49 Nga j.c
Dalin në shitje shiritat e dorës nga gjyqi i Johnny Depp dhe Amber
Amber Heard dhe Johnny Depp

SHBA- Personat që morën pjesë në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard tani po shesin shiritat e tyre të dorës nga salla e gjyqit Fairfax County, Virginia.

Sipas NY post, tashmë shiritat e dorës po shiten në eBay me shuma shumë të larta. Një shirit dore portokalli kushton 500 dollarë, ndërsa një blu do të shitet rreth 5000 dollarë.

Përshkrimi për shiritin portokalli në eBay është: "Ky është një rrip dore që është përdorur për të hyrë në një nga ditët e fundit të gjyqit të Johnny Depp të enjten, 26 maj 2022. Është numri 77 për numrin 77 në radhë për të hyrë në sallën e gjyqit. Ky rrip dore është i paçmuar në atë që gjyqi është një pjesë e historisë së kulturës pop. Unë jam i gatshëm të negocioj.”

Ndërkohë për shiritin blu shkruhet: "Shiriti blu është nga 23 maji dhe ishte dita e parë e javës së fundit dhe një nga ditët më të ngarkuara, sipas përmbledhjes së produktit. Unë isha atje dhe ju po e merrni këtë nga një burim i verifikuar i personit të parë".

Të mërkurën, juria i dha Depp-it 15 milionë dollarë dëmshpërblim, duke përcaktuar se Heard kishte shpifur në shkrimin e saj të dhjetorit 2018 për The Washington Post. Aktores, iu dha 2 milionë dollarë dëmshpërblim pasi u zbulua se Depp kishte shpifur në një nga tre pretendimet.

Fansat morën pjesë në gjyqin e diskutueshëm gjashtë-javor, duke pritur në radhë të gjata për një shans për të hyrë brenda sallës së gjyqit.

Sondazh

Poll